image E rëndë: 65-vjeçarja në Prizren goditet për vdekje nga një veturë

Sinjalizime

E rëndë: 65-vjeçarja në Prizren goditet për vdekje nga një veturë

news image

Një goditje me veturë ka rezultuar fatale për një 65-vjeçare në fshatin Piranë të Prizrenit, raporton Gazeta Sinjali.

Aksidenti i ndodhur rreth orës 19:00 të së martës mbrëma ngjau në magjistralen Prizren – Gjakovë.

Rastin e ka konfirmuar Togeri i Policisë së Kosovës në Prizren, Shaqir Bytyqi.

I dyshuari tashmë është dërguar në mbajtje.

“Sot me datë 28.02.2023, rreth orës 18:50 është raportuar një aksident trafiku – goditje e këmbësorit me fatalitet. Rasti ka ndodhur në rrugën nacionale Prizren-Gjakovë saktësisht ne fshatin Piranë përball pompës. Sipas informatave të para viktima është e gjinisë femërore 65-vjeçare” – ka thënë ai.

Njësitet relevante, policia, Prokurori i shtetit dhe përfaqësuesit e IML-së kanë dalë në vendin e ngjarjes.

/GazetaSinjali/