image E rëndë: 45-vjeçari nga Klina vdes në QKUK, gruaja e tij akuzon mjekun që e shoqëroi në spital për reanimim të vonshëm

Siguri

E rëndë: 45-vjeçari nga Klina vdes në QKUK, gruaja e tij akuzon mjekun që e shoqëroi në spital për reanimim të vonshëm

news image

Të shtunën, në Klinikën Intensive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ka humbur jetën një 45-vjeçar nga Klina. Për vdekjen e tij tashmë kanë nisur hetimet nga Policia, pas akuzave të gruas së të ndjerit në drejtim të Emergjencës në Klinë.

Burimet e Sinjalit brenda QKUK-së thonë se burri që vdiq u transferua aty para katër ditësh për trajtim mjekësor, pas lëndimeve që kishte pësuar. Por para se të dërgohej në këtë qendër, ai u trajtua në Spitalin Rajonal të Pejës, ku u dërgua me autoambulancë nga Klina.

Gjatë periudhës se transportimit, gruaja e viktimës e ka akuzuar ekipin mjekësor se nuk ia dhanë trajtimin mjekësor me kohë. Reanimimi i vonshëm, sipas saj, bëri që burri i saj të mos u bëjë ballë plagëve dhe të vdes në QKUK.

Sinjali mëson se pas marrjes së lajmit nga Klinika Intensive, gruaja e 45-vjeçarit ka dhënë këto deklarata në Polici, çka bëri që Prokurori i Shtetit të iniciojë rast dhe të nisin hetimet për vdekjen e tij.

Me urdhër të Prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

/GazetaSinjali/