image E rëndë: 28-vjeçarja në Lipjan tenton t’i japë fund jetës së saj, dërgohet me urgjencë në QKUK

Siguri

E rëndë: 28-vjeçarja në Lipjan tenton t’i japë fund jetës së saj, dërgohet me urgjencë në QKUK

news image

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë pak para mesnatës në fshatin Rufc i Ri i Lipjanit, ku një grua dyshohet se ka tentuar t’i japë fund jetës së saj, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës kanë bërë me dije se 28-vjeçarja është dërguar atje në gjendje të rëndë, për shkak se dyshohet se ka konsumuar mbidozë të barnave, por që nuk dihet ende se çfarë lloji.

Pas intervenimit të stafit mjekësor, gjendja shëndetësore e viktimës është stabilizuar dhe ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetë. Ndërkohë lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë kontaktuar me vëllain e viktimës.

Po ashtu në stacion policor është shoqëruar edhe bashkëshorti i 28-vjeçares, i cili është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit. Deri më tash nuk dihen ende motivet që shtynë gruan të bëjë këtë veprim.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Tentim vetëvrasje’.

/GazetaSinjali/