image E rëndë: S’mundi ta përballojë humbjen e të dashurit që u vetëvra, 23-vjeçarja në Prishtinë tenton t’i japë fund jetës së saj

Siguri

E rëndë: S’mundi ta përballojë humbjen e të dashurit që u vetëvra, 23-vjeçarja në Prishtinë tenton t’i japë fund jetës së saj

news image

Rastet kur personat tentojnë t’i japin fund jetës së tyre për arsye të ndryshme personale nuk janë edhe të pakta në vendin tonë. Një rast i fundit ka ndodhur dje në orët e hershme të mëngjesit në kryeqytet, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë të ditur se një 23-vjeçare është dërguar për ndihmë mjekësore nga familjarët e saj, pasi dyshohej se ishte në rrezik për jetën.

Sipas nënës së viktimës, e bija tentoi t’i japë fund jetës së saj duke konsumuar mbidozë barnash.

Sinjali mëson se motivi që shtyu të renë të bëjë këtë veprim, është humbja e të dashurit të saj, i cili u vetëvra muaj më parë në Gjermani.

Sipas familjarëve, ajo ndodhej në gjendje të rëndë emocionale tash e një kohë.

Ndërkohë stafi shëndetësor ka njoftuar edhe Policinë për rastin, të cilët menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Vetëvrasje në tentativë’.

/GazetaSinjali/