image E rëndë: 18-vjeçari nga Podujeva demolon gjësendet në shtëpi dhe i sulmon fizikisht familjarët, ndalohet

Siguri

E rëndë: 18-vjeçari nga Podujeva demolon gjësendet në shtëpi dhe i sulmon fizikisht familjarët, ndalohet

news image

Numri i rasteve të dhunës në vendin tonë është në rritje çdo ditë e më shumë. Çdo ditë raportohen raste të dhunën në familje nga familjarët e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodh edhe në Podujevë, ku një 18-vjeçar i ka sulmuar familjarët e tij.

Rasti siç merr vesh Gazeta Sinjali ka ndodh dje, dhe për atë dyshohet një 18-vjeçar.

Ky i fundit, mëson Gazeta Sinjali nga burimet se pas një fjalosje me familjarët e tij, ai i ka demoluar gjësendet në shtëpi dhe më pas i ka sulmuar fizikisht.

Burimet tregojnë se viktimat ndonëse e kanë refuzuar trajtimin mjekësor, ata kanë deklaruar se ndihen të rrezikuar nga i dyshuari.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe ndaj tij është iniciuar rasti “Dhunë në familje”.

/GazetaSinjali/