image E raportoi të vjedhur, e gjen pas dy javësh në oborrin e shtëpisë – Policia sekuestron armën

Siguri

E raportoi të vjedhur, e gjen pas dy javësh në oborrin e shtëpisë – Policia sekuestron armën

news image

Një armë zjarri, e cila ishte raportuar si e vjedhur rreth dy javë më parë, është gjetur në mënyrë të pazakontë në oborrin e një shtëpie, raporton Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se rasti lidhet me një vjedhje të rëndë të raportuar më 22 qershor 2026.

Sipas burimeve, më 5 korrik, rreth orës 14:30, P.G., 72 vjeçar është paraqitur në Stacionin Policor në Deçan, duke njoftuar se armën e raportuar më herët si të vjedhur e kishte gjetur në oborrin e shtëpisë së tij, të fshehur në një grumbull drush zjarri.

Pas raportimit, hetuesit policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, kanë sekuestruar armën në cilësinë e provës materiale.

Policia po vazhdon hetimet për të sqaruar se si arma përfundoi në oborrin e shtëpisë dhe për të identifikuar personat përgjegjës për vjedhjen.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/