image E quajti trillim Masakrën e Reçakut, Todosijeviq nuk paraqitet për të mbajtur dënimin

Drejtësi

E quajti trillim Masakrën e Reçakut, Todosijeviq nuk paraqitet për të mbajtur dënimin

news image

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, i cili ka qenë ministër i Pushtetit Lokal, Ivan Todosijeviq, nuk është paraqitur për vuajtje të dënimit, ani pse mesdita e sotme, ka qenë afati i fundit që ai të bëjë një gjë të tillë, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Florent Gashi.

“Lidhur me rastin, bazuar në raportin 24 orësh të Qendrës Operative, e cila vepron në kuadër të SHKK-së, ju njoftojmë se personi në fjalë deri në këto momente nuk është paraqitur për mbajtje të dënimit në institucione korrektuese”, ka thënë Gashi.

Todosijeviq u dënua me dy vjet burgim pasi që e quajti trillim Masakrën e Reçakut./Gazeta Sinjali/