image E quajti argat të Kurtit, ministri Krasniqi flet për Sinjalin: Problemi i fundit është çka mendon Vetoni, shpenzimet janë publike

Politikë

E quajti argat të Kurtit, ministri Krasniqi flet për Sinjalin: Problemi i fundit është çka mendon Vetoni, shpenzimet janë publike

news image

Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, sot i ka reaguar ashpër ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqit në Qeverinë Kurti.  Ai e ka akuzuar ministrin për mashtrim sa i përket shpenzimeve dhe e ka quajtur argat të kryeministrit, Albin Kurti.

Për këtë deklaratë, Sinjali e ka kontaktuar vet ministrin Krasniqi, i cili tha se nuk po fshehin asgjë në lidhje me shpenzimet, teksa ka pasur edhe disa fjalë për Berishën.

Krasniqi tha se shpenzimet e tij si ministër publikohen çdo javë dhe kanë të bëjnë me impelmentimine e punëve të tyre.

Ndërsa në lidhje me deklaratën ku është quajtur argat, Krasniqi tha se mendimi i Berishës është “problemi i fundit” i tij. Megjithatë, la të nënkuptohet se e ka njëfar problemi.

“Problemi i fundit n’këtë punë teme është cka mendon dhe shprehet Veton Berisha, ish-deputeti. Shpenzimet janë publike te unë si ministër, në bazë javore i publikojmë në website. Nuk kemi çka me mshefë. Ato shpenzime bëhet për implementimin e punëve tona”, tha Krasniqi për Sinjalin.

Ndryshe, Berisha e akuzoi duke i thënë se i ka mashtruar e turpëruar komunitetin egjiptian.

“Në fillim e pate nis duke mashtruar se do të shpenzosh minimalisht! Tani hiq ma pak se 14000 euro dreka , darka dhe derivate! Të paktën nëse Egjiptianët që i ke mashtru të kishin jetu ma mirë” Dinjitetshëm”! Popull egjiptian ju ka mashtru ky e ka pas me jetu dinjitetshëm për vehte jo për ju! E turpërove një komunitet kaq të ndershëm! P.S.Ministër , 8000 EURO të partisë ka shkuan a i hongre vet a bashk me deputetin!?”, shkroi Berisha.

/GazetaSinjali/