Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se nuk i takon atij të flasë për kushtetutshmërinë e vendimeve të Ministrisë së Shëndetësisë, shkruan Gazeta Sinjali.
Sidoqoftë, Kurti thotë se beson se këshilltarët ligjorë i kanë këshilluar drejtë për këto vendime.
“Së pari nuk më takon mua të bëj vlerësimin mbi kushtetutshmërinë e vendimeve të Ministrisë së Shëndetësisë, por janë këshilltarët e tanë ligjorë që besoj që na kanë këshilluar drejt, ndërkohë që unë e kam theksin te situata emergjente në të cilën ndodhemi e cila edhe është shpallur si e tillë nga Ministria e Shëndetësisë”, tha Kurti.
Kurti i arsyetoi masat duke thënë se ata janë më të mirët dhe duhet të mbesin më të mirët.
Siç e tha edhe Ministri i Financave dhe Transfereve ne jemi më të mirë, por ne duhet të mbetemi më të mirët e që të mbetemi më të mirët, ashtu siç jemi më të mirët nuk duhet të relaksohemi, prandaj janë këto masa. Duke thënë se jemi më të mirët dhe kemi pasur të drejtë sepse me të vërtetë jemi më të mirë, seç janë relaksuar pak njerëzit dhe kanë filluar të dalin pak më shpesh e më shumë”, tha Kurti para gazetarëve./Gazeta Sinjali/