Sot në Dhomat e Specializuara të Hagës mbahet seancë gjyqësore për rastin Jonuzi dhe të tjerët
, pas marrëveshjeve për pranim të fajësisë nga Haxhi Shala dhe Sabit Jonuzi
Trupi Gjykues ka caktuar seancën për marrëveshjet për pranimin e fajësisë për sot në orën 09:00, dhe ka rezervuar edhe nesër në qoftë se do të jetë e nevojshme.
Gjatë pjesës së parë të seancës së nesërme, Trupi Gjykues së pari do të diskutojë çështje paraprake në lidhje me marrëveshjet për pranimin e fajësisë dhe më pas do të mbajë seancë për pranimin e fajësisë për Haxhi Shalën, vijuar nga seanca për pranimin e fajësisë për Sabit Januzin.
Haxhi Shala e Sabit Januzi kanë arritur marrëveshje për pranim të fajësisë lidhur me akuzat për ndikimin e një dëshmitari që planifikohej të dëshmonte në Gjykatën Speciale.
Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Prokurorit të Specializuar.
Në çështjen gjyqësore ‘Januzi dhe të tjerët’, janë bërë publike dy marrëveshje më vete për pranimin e fajësisë, ku Sabit Januzi dhe Haxhi Shala, secili më vete, pranuan fajësinë për një akuzë për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare dhe një akuzë për frikësim gjatë procedurës penale.