image E papritur, pensionohet McGregor

Sporte Luftarake

E papritur, pensionohet McGregor

news image

Dita e sotme ka nisur me një lajm jo të mirë për tifozët e MMA, pasi ylli i këtij sporti, Conor McGregor, ka njoftuar tërheqjen.

Në fakt e ka bërë diçka të tillë edhe më parë dhe më pas fansat e kanë parë sërish të luftojë brenda hekzagonalit.

“Përshëndetje njerëz, kam vendosur ta mbyll me luftimet. Faleminderit të gjithë për kujtimet e mrekullueshme. Çfarë udhëtimi ka qenë! Këtu është një fotografi e imja me nënën, në Las Vegas, në një nga titujt e mi botërorë. Ju dua të gjithëve”, shkruan McGregor në llogarinë e tij në Twitter. 

/Gazeta Sinjali/