Balerina e njohur, Erisa, ka pësuar një incident gjatë provave të spektaklit të njohur “Dancing With The Stars”, ku partner ishte me Eni Shehun. E njëjta teksa po kryente provat me të, ra duke u dëmtuar.
Pas marrjes së ndihmës së parë mjekësore dhe ekzaminimit, Erisa duhet që të qëndrojë disa javë larg sallës së provave. Për këtë arsye nuk do të jetë as pjesë e spektaklit të kërcimit.
Eni Shehu: S’ka qenë një javë e lehtë, nga një padjeshkë përfundoi në një dëmtim, nga komunikimet nuk e di si do të jetë shëndeti i saj, ishte traumatizuese si ngjarje, mendoja më të keqen, e kam menduar edhe largimin.
Bora: Do duhet për disa javë të qëndrojë jashtë sallës së provave dhe Dancing.