Raportet mes Ilirit dhe Monikës në fillimin e Big Brother Vip ishin shumë të mira, ata dukeshin të afërt me njëri-tjetrin.
Por, kohëve të fundit raporti mes tyre sikur ishte ftohur pasi që gjatë kësaj kohe ironizonin dhe i hidhnin kunja njëri-tjetrit.
Tani që kanë mbetur më pak se tri javë deri në finalen e madhe të BBV, si duket raportet e tyre janë duke u përmirësuar.
Ditën e sotme Iliri e nisi duke i dhuruar një puthje në faqe Monikes.
“Dashuria e parë nuk harrohet kurrë” dëgjohet duke i thënë ai.
Ndërsa, Monika ia ktheu , “dashuria e parë nuk harrohet por dashuria e parë edhe sulmohet”.