image PRAK: E papranueshme që dikush të vdesë në duart e shtetit

Kosovë

Siguri/ PRAK: E papranueshme që dikush të vdesë në duart e shtetit

news image

Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë (PRAK), ka reaguar përmes një komunikate duke shprehur shqetësimin e thellë për vdekjen e të riut nga Gjilani, i cili vdiq të dielën, pasi u hodh nga kati i pestë i konvikteve në Prishtinë.

Shoqata ka kërkuar nga Institucionet që sa më shpejt të zbardhin rastin.

“Është totalisht e papranueshme që dikush të vdesë në duart e shtetit nëse një gjë e tillë ka mundur të parandalohet. Ne falënderojmë pamasë gjithsecilin që ka ndihmuar në menaxhimin e kësaj pandemie, por lëshime të tilla janë të pafalshme“, thuhet në komunikatën e PRAK-ut.

Sipas kësaj shoqate, për të zbardhur rastin duhet të merren parasysh faktet, si: nëse 26-vjeçari i është nënshtruar ndonjë ekzaminimi mjekësor dhe psikologjik para se të karantinohej; nëse ka pasur ndonjë problem psikologjik; dhe, nëse ka njoftuar për diçka të tillë familja e të ndjerit.