Një ngjarje e rëndë është shmangur sot në plazhin e Velipojës, aty ku një 15 vjeçar u nxor pa shenja jete nga uji.
Por falë ndërhyrjes të vrojtuesit të plazhit duke e rianimuar dhe më pas e ka transportuar atë për në qendrën më të afërt shëndetësore, i riu ka mundur të mbijetojë.
“Një tjetër jetë e shpëtuar sot pasdite në Plazhin e Velipojes. Falë ndërhyrjes së shpejtë të Vrojtuesit Rodens Lesha, i riu E.H i moshes 15-vjeç është nxjerre menjëherë nga deti pa shenja jete.
Rodensi i ka dhëne ndihmën e parë duke e rianimuar dhe me pas, pasi ka arritur t’i ktheje shenjat e jetës e ka transportuar të riun pa humbur kohë drejtë qendrës ambulatore me të afërt.
Falë Zotit dhe ndërhyrjes se menjëhershme të Rodensit djali 15-vjeçar është nën kujdesin e mjekeve dhe jashtë rrezikut për jetën. Faleminderit Rodens, Zoti ta shpërbleftë!” shkruan Federata Shqiptare “Vrojtuesit e Plazhit dhe Shpëtimit në Ujë”.