image E pabesueshme, nëna lind foshnjën 11 javë pas binjakes

Botë

Mrekulli/ E pabesueshme, nëna lind foshnjën 11 javë pas binjakes

news image

Një nënë, e cila ka mitër të rrallë, ka përjetuar mrekullinë që i ndodh shumë pak femrave në këtë botë.

Ajo lindi foshnjën rreth 11 javë pas binjakes së saj. Nëna quhet Liliya Konovalova, 29-vjeçare dhe është nga Kazakistani.

Ajo solli në jetë vajzën Liya në maj, kur ishte 25 javëshe shtatzënë. Kur kaluan 3 muaj, më 9 gusht, nëna lindi binjakun Maxim, duke i lënë doktorët pa fjalë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Kazakistan, rastet që ndodh një mrekulli e tillë janë një në 50 milionë. Ndërsa Liliya ishte rasti i parë i këtij lloji në vend.

Nëna krenare, e cila ka edhe një vajzë 7 vjece ka një gjendje të rrallë që njihet si “mitra e dyfishtë”. Kjo do të thotë se secili nga binjakët është zhvilluar në mitrën e vet.