image E ofendoi Rrahman Jasharajan, Basha: Unë s’ia mati vjet, këtu ma krisi filmin

Politikë

E ofendoi Rrahman Jasharajan, Basha: Unë s’ia mati vjet, këtu ma krisi filmin

news image

Deputeti i LVV-së, Dimal Basha e ka komentuar gjuhën e tij skandaloze dhe akuzat që ia ka drejtuar kryetarit të SBAShK-ut në komisionin parlamentar dhe jashtë tij, raporton Sinjali.

Megjithatë, Basha tha se Jasharajn e sheh veç si kryetar i SBAShK-ut, teksa tregoi momentin se kur i “krisi filmi” gjatë komisionit në Kuvendin e Kosovës.

“Unë e shoh aty si kryetar i SBAShK-ut, s’ja mati vjet por veprimet. E vlerësoj në bazë të veprimeve. Unë jam deputet, ai kryetar i SBAShK-ut. Erdhi në fund i tha Ardian Golës mos ia jep fjalën deputetit midis parlamentit, qaty ma krisi filmin. D.m.th. ta hup kodin krejt”, tha ai në T7.

/GazetaSinjali/