image E nxjerr fshehurazi vajzën tre ditëshe nga spitali, e shet për 5 mijë euro

Botë

Kinë/ E nxjerr fshehurazi vajzën tre ditëshe nga spitali, e shet për 5 mijë euro

news image

Zhao, një baba kinez, u filmua nga kamerat e sigurisë së spitalit me vajzën në krahë, e lindur vetëm tre ditë më parë.

Ai e mori vajzën nga djepi, në mënyrë që ta shiste tek një çift me të cilin kishte rënë dakord, për 5 mijë euro. Burri e kishte bindur të shoqen se nuk do të ishin në gjendje që ta rrisnin vajzën.

Në atë moment kërkoi për njerëz online, të cilët donin fëmijë dhe nisi negociatat me një çift. Zhao eci me makinë për 160 kilometra larg spitalit të Changzhou dhe e shiti vajzën në provincën e Jiangsu.

Pamjet e kamerave të sigurisë ngjallën dyshime, duke bërë që punonjësit të denoncojë në polici. Kështu policia zbardhi gjithë skemën.

Gjatë marrjes në pyetje nëna e re pranoi gjithçka, duke thënë se e bënë për shkak të problemeve ekonomike. Pas arrestimit burrë e grua rrezikojnë nga 4 deri në 10 vite burg.