Një rast i rëndë ka ndodhur në Shtëpinë e të Moshuarve në Pejë “Orenda”, ku një grua e moshuar u rrah brutalisht nga infermierët e këtij spitali. Dy punonjëse janë arrestuar për këtë rast, njëra prej të cilave është Aurona Pelaj.
Kjo ngjarje ka tronditur edhe familjen e të moshuarës, vajza e të cilës është në gjendje të rëndë emocionale.
Një sinjalizues i Sinjalit ka bërë të ditur se e moshuara është nëna e dëshmorit, Taulant Nura, i cili është vrarë gjatë luftës në betejën e qytetit të Gjakovës.
Ndryshe, pamjet që u shpërndanë sot në rrjetet sociale kanë tronditur vendin. Aty shihet se si një nga punonjëset e sulmon gruan e moshuar, duke e goditur me shuplaka dhe shqelma.
“Pak jam tu ja hi, qysh di me sill unë.. pak jam tu ja hi”, dëgjohet duke thënë punonjësja derisa ushtronte dhunë ndaj të moshuarës.