image E moshuara gjendet pa shenja jete në shtëpinë e saj në Leposaviq, rasti cilësohet si vdekje e dyshimtë

Siguri

E moshuara gjendet pa shenja jete në shtëpinë e saj në Leposaviq, rasti cilësohet si vdekje e dyshimtë

news image

Një ngjarje e rëndë është raportuar të premten pasdite në fshatin Dobrava të Leposaviqit, ku një grua e moshuar është gjetur pa shenja jete brenda banesës së saj.

Policia njofton se rreth orës 13:48, personeli mjekësor kishte shkuar për të vizituar një paciente që ishte nën trajtim, por nuk kishte arritur të vendoste kontakt me të. Ata alarmuan Policinë, e cila në pamundësi për të hyrë në shtëpi, ndërhyri duke hapur derën me forcë.

Brenda njërës nga dhomat e shtëpisë, në shtrat u gjet pa shenja jete një grua, e identifikuar si O.M., e lindur në vitin 1949. Ekipi mjekësor në vendngjarje konstatoi vdekjen e saj.

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që të trajtohet si “vdekje e dyshimtë”. Trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/