image E mitura paraqitet e gjakosur në Polici, dyshimet bien mbi gjyshin – nisin hetimet në Rahovec

Siguri

E mitura paraqitet e gjakosur në Polici, dyshimet bien mbi gjyshin – nisin hetimet në Rahovec

news image

Një rast i ndjeshëm i dhunës në familje është raportuar në Rahovec, ku një e mitur është paraqitur në stacion policor me gjakderdhje në fytyrë, duke ngritur dyshime për konflikt brenda familjes, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Sipas burimeve të Sinjalit, vajza e mitur kishte shkuar në Polici së bashku me gjyshin e saj, ndërsa gjendja e saj fizike ka bërë që rasti të trajtohet menjëherë nga autoritetet.

Pas trajtimit mjekësor dhe intervistimit në prani të prindit dhe Qendrës për Punë Sociale, e mitura ka deklaruar se gjyshi e kishte kapur për flokësh gjatë një konflikti që lidhej me çelësat e shtëpisë, por ka mohuar të jetë goditur fizikisht prej tij.

Me urdhër të Prokurorit është iniciuar procedurë hetimore për veprën penale “Dhunë në familje”, ndërsa rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.

E mitura është kthyer në familje dhe ka deklaruar se nuk ndihet e rrezikuar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/