image E mitura largohet nga shtëpia në Gjakovë, lë letër për nënën: “Mos u shqetëso, do të jem e sigurt”

Siguri

E mitura largohet nga shtëpia në Gjakovë, lë letër për nënën: “Mos u shqetëso, do të jem e sigurt”

news image

Një rast i zhdukjes së një të miture po hetohet nga Policia e Kosovës në Gjakovë, pasi një 16-vjeçare është larguar nga shtëpia duke lënë pas një letër me shkrim dore për familjen, raporton Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Pjetër Bogdani”, ku nëna e vajzës, B. D. Gj., rreth 49-vjeçar, ka raportuar se e bija, A.D., rreth 16-vjeçare, është larguar nga shtëpia.

Sipas kallëzimit, para largimit, e mitura kishte lënë një letër të shkruar me dorë, në të cilën kishte njoftuar familjen se po largohej për një periudhë të caktuar dhe se do të ishte e sigurt në vendin ku do të qëndronte.

Nëna ka deklaruar se ka tentuar ta kontaktojë vajzën përmes rrjetit social Facebook, por nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Me urdhër të Prokurorit për të Mitur, rasti është iniciuar si “Person i zhdukur”, ndërsa Policia ka nisur veprimet hetimore për lokalizimin e së miturës dhe sqarimin e rrethanave të largimit të saj.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/