image E mitura dyshohet se u sulmua seksualisht derisa po lahej në lumin Erenik

Siguri

E mitura dyshohet se u sulmua seksualisht derisa po lahej në lumin Erenik

news image

Një rast i sulmit seksual ndaj një të miture është raportuar në Gjakovë, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Sipas burimeve të Sinjalit, rasti ka ndodhur më 26 qershor, rreth orës 14:35, në lumin Erenik.

Për shkak të moshës së viktimës dhe natyrës së ndjeshme të rastit, Gazeta Sinjali nuk publikon detaje që mund të çojnë në identifikimin e saj.

Burimet bëjnë të ditur se ankuesja ka deklaruar se derisa vajza e saj po lahej në lumë, i dyshuari dyshohet se e ka prekur pa dëshirën e saj dhe gjatë qëndrimit aty ka bërë gjeste të pahijshme.

E mitura është dëgjuar nga Policia në prani të zyrtarëve të Qendrës për Punë Sociale, ku ka deklaruar për veprimet e dyshuara të të dyshuarit.

Për rastin janë njoftuar hetuesit rajonalë, ndërsa pas konsultimit me Prokurorin kujdestar, rasti është iniciuar si “Sulm seksual”.

Hetimet janë në vazhdim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/