image E mitura dërgohet në gjendje të rëndë në QKUK, policia arreston bashkëshortin e saj

Siguri

E mitura dërgohet në gjendje të rëndë në QKUK, policia arreston bashkëshortin e saj

news image

Një e mitur është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia njofton në raportin 24-orësh se për këtë rast është arrestuar bashkëshorti i saj, i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Gazeta Sinjali mëson nga burimet e saj brenda prokurorisë se ai është arrestuar në fshatin Begucë të Vitisë.

Ai është arrestuar për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Bashkësi jashtëmartesore me personin nën 16-vjeç”.

Ndërkaq, e mitura po vazhdon të trajtohet në QKUK dhe gjendja e saj shëndetësore është ende e rëndë./Gazeta Sinjali/