Nesër pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara në territorin e Kosovës, ndërsa vende-vende nuk përjashtohen riga të dobëta shiu.
Sipas parashikimeve meteorologjike, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 13 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale gjatë ditës pritet të arrijnë nga 24 deri në 27 gradë Celsius.
Era do të fryjë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1 deri në 6 metra në sekondë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!