image E mbajti premtimin, dukesha e Kembrixhit takon vajzën me leukemi

Bota e Yjeve

E mbajti premtimin, dukesha e Kembrixhit takon vajzën me leukemi

news image

Kate Middelton ka mbajtur premtimin e dhënë vajzës së vogël me leukemi që dëshironte të takonte princeshën veshur me ngjyrën e saj të preferuar, rozë, shkruan Gazeta Sinjali.

Dukesha e Kembrixhit ftoi Mila Sneddon dhe familjen e saj në shtëpinë zyrtare të Mbretëreshës në Edinburgh, ndërsa kishte veshur një fustan ngjyrë rozë gjatë takimit me vajzën.

Mila, 5 vjeçare, është duke marrë kimioterapi për leukemi. Ajo më parë kishte biseduar në telefon me dukeshën.

Mila i shpjegoi dukeshës historinë e fotos së famshme, që i kishte bërë e ëma e saj. 

“Babi është dashur të vetizolohet në mënyrë që të më ruaj mua nga koronavirusi dhe më në fund u kthye në shtëpi”, tha Mila.

Kur Mila u pyet se çfarë kanë folur me dukeshën, ajo u përgjigj: “Isha e zënë duke vizatuar, por ishte shumë mirë që e takova, nuk kam parë asnjëherë më parë një princeshë në jetën reale”. /GazetaSinjali/