image “E mbajmë mend” – në kanalet e Arena Sport shfaqet spoti kërcënues në serbisht

Politikë

“E mbajmë mend” – në kanalet e Arena Sport shfaqet spoti kërcënues në serbisht

news image

Kanalet sportive ‘Arena Sport’ mbrëmjen e sotme kanë transmetuar një spot kërcënues, i cili lidhet me rastin e sulmit terrorist ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku, raporton Gazeta Sinjali.

“E mbajmë mend”, thuhet në spotin e kanaleve që transmetohen edhe nga disa operatorë kabllorë ne Kosovë.

Po ashtu, nuk mungojnë as lavdet për terroristët që mbetën të vrarë në aksionin e Policisë në Banjskë.

Situata në veri të Kosovës mbetet e tensionuar pas sulmit terrorist ndaj Policisë së Kosovës nga një grup i armatosur serb, ku si pasojë mbeti i vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku.

Në aksionin në Banjskë të Zveçanit, nga përleshja e armatosur me Policinë kanë mbetur të vrarë tre terroristë, teksa janë arrestuar tetë prej tyre.

Të premten, përgjegjësinë për sulmin e mori Milan Radoiçiq, nënkryetar i deritashëm i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë.

NATO-ja ka shtuar forcat në veri.

/GazetaSinjali/