Javë më parë, Gazeta Sinjali raportoi ekskluzivisht për një rast të dhunës në familje, ku viktimë është ish-Miss Kosova, Drenusha Latifi. Ajo kërkoi ndihmën e Policisë së Kosovës, ku ka denoncuar ish-bashkëshortin e saj, Atilla Kardesh, për dhunë fizike.
Kardesh fillimisht ishte arrestuar dhe më pas me urdhër të prokurorit ishte dërguar në mbajtje, por më pas ishte liruar.
E së fundi ka qenë vetë Latifi ajo e cila ka rrëfyer publikisht dhunën e përjetuar, teksa ka paraqitur edhe pamjet ku ajo shihet me lëndime trupore të dukshme si pasojë e sulmeve nga bashkëshorti.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.