image E kundërta e politikës, basketbolli po bashkon shqiptarët - këto janë ekipet në Ligën Mbarëkombëtare

Basketboll

Basketboll/ E kundërta e politikës, basketbolli po bashkon shqiptarët – këto janë ekipet në Ligën Mbarëkombëtare

news image

Ndryshe nga politika, sporti do t’i bashkojë shqiptarët nisur nga sezoni i ardhshëm. Drejtuesit e basketbollit në Tiranë e Prishtinë kanë rënë dakord që dy shtetet shqiptare të kenë një ligë mbarëkombëtare, që do t’i përfaqësojë shqiptarët të paktën në basketboll, me një kampionat të veçantë.

Kështu, edhe pse ende nuk është zyrtare, burime të “Newsport” pranë dy federatave përkatëse shprehen se do të jenë klubet e basketbollit më në zë në dy shtetet shqipfolëse, ato që do të diskutojnë edhe trofeun e kësaj Lige.

Nga Shqipëria do jenë prezente klube si Vllaznia, Tirana, Teuta dhe Goga-Basket, ndërsa nuk përjashtohen klube të tjera. Gjithashtu, nga Kosova do jenë pjesëmarrëse në garën mes dy vendeve skuadra si Rahoveci, Peja, Prishtina dhe Ylli.

Dy federatat po bëjnë përpjekje që garës t’i shtohen sponsorë, duke rritur kështu edhe niveline basketbollit në dy shtetet.

/Gazeta Sinjali/