Të premten, moderatori i njohur, Arian Çani ka nisur sezonin e ri të emisionit të tij ‘Zonë e lirë’. Siç është bërë e ditur dhe nga moderatori, shpesh herë atij i vijnë shumë mesazhe kur ai është live në emision.
Mbrëmjen e të premtes, teksa po bënte promovimin e një kënge të re nga Capital T, Ledio i cili është regjisorii programit nuk e kishte gati videon dhe Çani vendosi ta lëshonte vetë në smartphonin e tij.
Çani mori celularin e tij dhe e bëri gati videon nga YouTube. Por, ndërsa mbante celularin e tij të drejtuar nga kamera, erdhi një mesazh në të cilin shkruhej:“O k**”.