Klubi gjerman Borussia Dortmund ka rënë dakord me Ajax për transferimin e Sebastian Haller.
Dy klubet raportohen se kanë arritur marrëveshje për shumën e 35 milionë eurove, me kushtet personale gjithashtu të dakorduara.
Gazetari Fabrizio Romano raporton se klubi gjerman është duke përgatitur testet mjekësore për ndërkombëtarin e Bregut të Fildishtë përpara se të njoftojë nënshkrimin.
Haller shënoi 34 gola në 42 ndeshje për Ajax sezonin e kaluar, me sulmuesin që zëvendësoi Erling Haaland, i cili nënshkroi për Manchester Cityn.