image Shkarkohet rektori i UP-së

Arsim

Shkarkohet rektori i UP-së

news image

Është shkarkuar rektori i Universitetit të Prishtinës, Naser Sahiti.

Ndërsa, si ushtruese detyre është emëruar Luljeta Plakolli Kasumi.

Pro shkarkimit të Sahitit nga pozita e rektorit ishin tetë anëtarë të Këshillit Drejtues, ndërsa një abstenoi.

Ky vendim është marrë në mbledhjen e Këshillit Drejtues të UP-së, në të cilën ishin të përjashtuara mediat.

Ndryshe, të enjten e 20 tetorit, rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Naser Sahiti në një konferencë për media e ka quajtur “mbledhje kundërligjore” mbledhjen e paralajmëruar të Këshillit Drejtues për sot (të premten).

Në këtë mbledhje Sahiti ishte ftuar që të japë sqarime për disa prej atyre që janë evidentuar si probleme të përsëritura ndër vite, e që janë cilësuar si dështime në menaxhim e mos-adresim të problemeve, siç është rënia e numrit të vazhdueshëm të numrit të studentëve.

/GazetaSinjali/