Kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, Ymer Fejzullahu sot ka njoftuar se tarifat e reja të energjisë elektrike për personat që shpenzojnë më shumë se 800 kWh rrymë në muaj kanë hyrë në fuqi më 9 shkurt të këtij viti.
Derisa ka folur për kërkesën e KESCO-s që këto tarifa të aplikohen nga 1 marsi i këtij viti, Fejzullazhu tha se është detyrë e kësaj kompanie që ta implementojë vendimin sipas ZRrE-së.
Ai po ashtu tha s për personat që konsumojnë deri në 800 kWh energji elektrike, s’do të ketë rritje të çmimit të rrymës.