Policia e Kosovës e ka arrestuar një të dyshuar për kërcënimin e prokurores speciale, Drita Hajdari.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Baki Kelani.
“Lidhur me rastin në fjalë, pas hetimeve intensive dhe veprimeve policore, është arrestuar një person i dyshuar. Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorinë kompetente është duke vazhduar procedurat e mëtejme ligjore”, tha Kelani.
Arrestimi i të dyshuarit erdhi pas raportimit të sotëm të prokurores Hajdari në Policinë e Kosovës.
Kujtojmë që Hajdari ishte prokurore e rastit “Pronto”, ku akuzoheshin Adem Grabovci dhe të tjerët, të cilët janë shpallur të pafajshëm nga Gjykata Themelore në Prishtinë./Gazeta Sinjali/