image E konfirmon Ministria e Ekonomisë: "Contour Global" na ka dërguar në Gjykatën e Arbitrazhit

Financa

E konfirmon Ministria e Ekonomisë: “Contour Global” na ka dërguar në Gjykatën e Arbitrazhit

news image

Gazeta Sinjali gjatë ditës së sotme raportoi se kompania amerikane “Contour Global” e ka dërguar Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit të Republikës së Kosovës në Gjykatën e Arbitrazhit, për projektin Termocentrali “Kosova e Re”, shkruan Gazeta Sinjali.

Raportimin e Gazetës Sinjali e ka konfirmuar Ministria e Ekonomisë përmes një komunikate për media, në të cilën thuhet se kjo padi ka ardhur për shkak të dështimit të mbylljes financiare për këtë projekt mes kësaj ministrie dhe “Contour Global”, më 24 maj të këtij viti.

“Më datë 24.5.2020 ka qenë e paraparë që të bëhet Mbyllja Financiare e projektit Termocentrali “Kosova e Re”. Kjo nuk është arritur në kohë dhe pas dështimit të disa tentativave për zgjidhje të kontestit me marrëveshje, kërkesa për arbitrazh është parashtruar në Gjykatën e Arbitrazhit Ndërkombëtar nga investitori Contour Global”, thuhet në komunikatën e MEA-së.

Nga kjo ministri njoftojnë se në bashkëpunim me Avokaturën e Shtetit, kanë marrë masa që ky proces të ndiqet dhe çështja të mbrohet në mënyrën më të mirë të mundshme./Gazeta Sinjali/