image E konfirmon Lampard, Giroud do të largohet nga Chelsea

Futboll

Sport/ E konfirmon Lampard, Giroud do të largohet nga Chelsea

news image

Pjesën e mbetur të sezonit Oliver Giroud do ta vazhdojë te një klub tjetër, ndoshta edhe ligë tjetër.

Lajmi është konfirmuar nga trajneri i ‘Bluve të Londrës’, Oliver Giroud.

33-vjeçari ka bërë vetëm 7 paraqitje këtë edicion me Chelsean në të gjitha garat, ka shënuar edhe një gol.

“Nëse për të gjithë është gjëja e duhur, atëherë ai do të largohet, do të shohim. Ai ka qenë profesionist i vërtetë, është stërvitur normalisht edhe pse s’ka pasur shumë minuta. Do të marrim vendimin më të mirë për të gjithë”, tha Lampard.

Gjithçka do të vendoset sipas tij brenda disa ditësh.