image E konfirmon Kabineti i Konjufcës: Ish-deputetët e Listës Serbe s’do të marrin asnjë cent

Politikë

E konfirmon Kabineti i Konjufcës: Ish-deputetët e Listës Serbe s’do të marrin asnjë cent

news image

Dhjetë ish-deputetët e Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve të Kosovës, të cilët kanë dhënë dorëheqje nga mandati i deputetit, nuk do të marrin asnjë beneficion nga buxheti i Republikës së Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.

Kabineti i kryeparlamentarit, Glauk Konjufca, ka demantuar raportimet se 10 deputetët e dorëhequr të Listës Serbe do të marrin edhe për 1 vit pagë nga buxheti i shtetit.

Ilir Kërqeli, i cili është shef i stafit të Konjufcës, në një prononcim për Gazetën Sinjali ka thënë se ish-deputetët e dorëhequr nuk do ta marrin pagën bazë që është 1 mijë e 547 euro apo 18 mijë 564 euro në vit.

“Momentin që japin dorëheqje ata nuk gëzojnë asnjë benificion, përfshirë edhe pagat. Rregullorja e Kuvendit nuk e parasheh që të dorëhequrit të marrin pagë”, u shpreh ai.

Ndryshe, në shenjë pakënaqësie me vendimin e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar planin prej tri fazash për riregjistrimin e makinave me targa të paligjshme serbe, të shtunën e pesë nëntorit, përfaqësuesit e Listës Serbe vendosën për bojkotimin e institucioneve të Kosovës.

Pos zyrtarëve policorë, punonjësve të gjykatave dhe institucioneve të tjera, dorëheqje kanë dhënë edhe kryetarët e komunave veriore dhe Goran Rakiq, nga pozita e ministrit për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës.

Ky vendim është marrë pas një takimi të zhvilluar në mesditën e së shtunës në Zveçan.

Njoftimi erdhi pas vendimit të autoriteteve të Kosovës për suspendimin e drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq, i cili ka refuzuar që të zbatojë vendimin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave që kanë targa të lëshuara nga Serbia në RKS.

Komuniteti serb, si më i madhi në mesin e komuniteteve pakicë në Kosovë, i ka të garantuara me Kushtetutë dhjetë vende në Kuvendin e Kosovës, i cili ka gjithsej 120.

Në seancën e 17 nëntorit, 10 deputetë të rinj kanë dhënë betimin e tyre në seancën e Kuvendit të Kosovës

Nga 10 deputetët e dorëhequr të Listës Serbe, nëntë nga ata u zëvendësuan nga deputetët e së njëjtës parti, ndërsa i 10-ti zëvendësohet nga një tjetër deputet serb, mirëpo nuk i takon partisë Lista Serbe.

Deputetët e rinj të Listës Serbe:

314984930 480932393837871 6510950788639194099 n 696x438 2
314984930 480932393837871 6510950788639194099 n 696×438 2

/GazetaSinjali/