image E konfirmon Edon Zhegrova, Chelsea dhe Wolves të interesuara për të

Futboll

Futboll/ E konfirmon Edon Zhegrova, Chelsea dhe Wolves të interesuara për të

news image

Klauzola prej 3.5 milionë euro për transferimin e talentit kosovar, Edon Zhegrova nuk u aktivizua nga Baseli dhe me 31 qershor ai do të rikthehet te ekipi belg, Genk

Ndërsa për këtë, Zhegrova në një intervistë për Telegrafin tha se ndikoi kriza financiare e shkaktuar nga koronavirusi.

I pyetur se a është e vërtetë që kanë shfaqur interesim Chelsea dhe Wolves, Zhegrova e pranoi duke thënë se ato janë në mesin e shumë ekipeve të interesuara.

“Po edhe Chelsea edhe Wolverhampton janë në mesin e ekipeve të interesuara, por unë kam dëshirë të luaj dhe të bëj sa me shumë paraqitje” – u shpreh ai.

/Gazeta Sinjali/