Autopsia ka konfirmuar se trupi i pajetë që u gjet dje në Ulqin është i ish-shefit shqiptar të anti-drogës, Rudolf Dofi Elezoviç, transmeton Gazeta Sinjali.
Këtë e kanë konfirmuar autoritetet e Malit të Zi.
Natën e kaluar, anëtarët e policisë kufitare gjetën në lumin Bojana trupin e pajetë të oficerit të policisë Rudolf Elezoviç, zhdukja e të cilit ishte raportuar më 27 maj.
Policia shpjegoi se prokurori i shtetit në Prokurorinë e Lartë të Shtetit në Podgoricë, u informua për ngjarjen dhe urdhëroi që trupi të dërgohet për autopsi në mënyrë që të përcaktojë shkakun e vdekjes.
“Autopsia u krye dhe zbulimi drejtohet nga Zyra e Prokurorit të Lartë të Shtetit në Podgoricë,” njoftuan autoritetet në Mal të Zi.
Këtë mëngjes “Vijesti” njoftoi se policia e Ulqinit gjeti një trup të pajetë të dyshuar si i Elezoviç. I njëjti burim tha se shkaku i vdekjes do të përcaktohet nga autopsia, por që tani për tani, gjithçka tregon për vetëvrasje.
Elezoviç shërbeu si shef i policisë së Ulqinit për gati gjashtë vjet, deri në vitin 2014, kur u zëvendësua nga Sead Djozovic. Ai gjithashtu ka punuar për disa vjet në pozita menaxheriale në Ulqin dhe më vonë ka mbajtur poste të përgjegjshme në sektorin e policisë kufitare. /Gazeta Sinjali/