image E kërcënoi nënën e saj, pasi ia hodhi drogën në tualet, Gjykata dënon vajzën në Gjakovë

Drejtësi

E kërcënoi nënën e saj, pasi ia hodhi drogën në tualet, Gjykata dënon vajzën në Gjakovë

news image

Gjykata themelore në Gjakovë ka dënuar me gjashtë muaj burg me kusht, të dyshuarën, A.S. pasi e njëjta kishte kanosur me thikë nënën e saj, shkruan Gazeta Sinjali.

Më 12 shtator, të këtij viti, e dyshuara A.S., e cila është me vendbanim të përkohshëm në Çeki, kishte kërcënuar me fjalë dhe vepra nënën e saj, R.S. pasi ajo ia kishte hedhur substancat narkotike në tualet.

A.S., më pas ishte bërë agresive dhe kishte filluar të lëndoj veten dhe nënën e saj me thikë.

Për të dyshuarën është obliguar nga Gjykata që t’i nënshtrohet trajtimit të detyrueshëm psikiatrik për aq sa ka nevojë, në momentin që aktgjykimi i bëhet i plotfuqishëm.

Në aktgjykim thuhet se dënimi prej gjashtë muajsh me kusht nuk do të ekzekutohet nëse e akuzuara brenda kohës së verifikimit në afatin prej një viti, nuk do të kryej vepër tjetër penale, në të kundërtën dënim me kusht do t’i revokohet me dënim me burgim. /GazetaSinjali/