image E kapi për fyti fqinjin rrugës derisa po e dërgonte vajzën në çerdhe, 69-vjeçari përfundon në ndalim

Siguri

E kapi për fyti fqinjin rrugës derisa po e dërgonte vajzën në çerdhe, 69-vjeçari përfundon në ndalim

news image

Një mëngjes i zakonshëm për një prind në Prishtinë përfundoi me kallëzim në Polici, trajtim mjekësor dhe arrestimin e një të moshuari.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së enjtes në rrugën “Besëlidhja”, ku një 36-vjeçar dyshohet se është sulmuar nga fqinji i tij.

Sipas denoncimit, G. Gj (36-vjeçar) ishte duke e dërguar vajzën në çerdhe kur B. M (69-vjeçar) iu afrua dhe dyshohet se e kapi për fyti për disa sekonda.

Ankuesi ka arritur të largohet nga situata, por sipas deklarimit të tij, ngjarja nuk përfundoi me kaq.

Pasi e dërgoi vajzën në çerdhe, ai pretendon se i dyshuari vazhdoi ta ndjekë dhe ta shqetësojë me fjalë. Për këto pretendime, ai ka dorëzuar edhe një video-incizim si dëshmi para Policisë.

Pas rastit, ankuesi ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa sipas raportit mjekësor ka pësuar lëndime të lehta në pjesën e qafës.

Me urdhër të Prokurorit kujdestar, i dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, ndërsa rasti është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor”.

Pas procedurave policore, B.M është dërguar në mbajtje për 48 orë në Qendrën e Mbajtjes në Prishtinë.

Dyshohet se e sulmoi para se vajza e vogël të hynte në çerdhe. Rasti përfundoi në Polici, me raport mjekësor, video-incizim dhe masë ndalimi për të dyshuarin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/