image E kapi për flokësh dhe e goditi me grushte, 31-vjeçari pranon dhunën ndaj bashkëshortes në Podujevë

Siguri

E kapi për flokësh dhe e goditi me grushte, 31-vjeçari pranon dhunën ndaj bashkëshortes në Podujevë

news image

Një tjetër rast i dhunës në familje është raportuar në Podujevë, ku një grua ka denoncuar bashkëshortin e saj për sulm fizik, raporton Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, rreth orës 20:00, në fshatin Orllan, ndërsa i dyshuar është K.H, 32 vjeçar.

Sipas burimeve, viktima A. A., 25 vjeçare ka deklaruar se bashkëshorti i saj ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj, duke e kapur për flokësh dhe duke e goditur me grusht.

Gjatë intervistimit, K. H. e ka pranuar para hetuesve se e kishte sulmuar bashkëshorten.

Megjithëse pretendon se është dhunuar, viktima ka refuzuar trajtimin mjekësor dhe po ashtu nuk ka pranuar të strehohet në strehimore.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Hetimet për rastin janë në vazhdim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/