image "E kam takuar disa orë para aksidentit", Limaj flet pas vdekjes tragjike të anëtarit të Nismës

Kosovë

“E kam takuar disa orë para aksidentit”, Limaj flet pas vdekjes tragjike të anëtarit të Nismës

news image

Kreu i Nismës Socialdemokrate të Kosovës, Fatmir Limaj, ka reaguar ndaj vdekjës së të riut nga Tërpeza e Malishevës.

Limaj tha se Krasniqi ishte aktivist i përkushtuar dhe shprehet tejet i prekur nga ky lajm, transmeton Gazeta Sinjali.

“Ikja e hershme e Albertit ka lënë boshllëk të madh tek ne. Albertin e kam takuar disa orë para aksidentit në selinë e Nismës Socialdemokrate si gjithnjë energjik dhe i gatshëm për sfida të reja”, ka shkruar Limaj.

Ndryshe, Limaj i ka shprehur ngushëllime familjes dhe shoqërisë për humbjen e të riut. /Gazeta Sinjali/.

https://www.facebook.com/FatmirLimajOfficialPage/photos/a.241120656076599/1538751042980214/?type=3&theater