image E Ia veturën hapur me çelësa brenda, kur u kthye nuk e gjeti më askund, hajnat "avullojnë" veturën në Prizren

Siguri

E Ia veturën hapur me çelësa brenda, kur u kthye nuk e gjeti më askund, hajnat “avullojnë” veturën në Prizren

news image

Një pakujdesi i ka kushtuar shtrenjtë një të riu nga Prizreni, i cili brenda pak orësh mbeti pa veturën e tij.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se A.Sh, rreth 27-vjeçar ka raportuar në Polici se vetura e tij, një Fiat Punto, është zhdukur nga parkingu në rrugën “Durak Rada”.

Sipas informacioneve, ai e kishte parkuar automjetin rreth orës 21:35, ndërsa kur është kthyer pas mesnate për ta marrë, vetura nuk ndodhej më aty.

Ajo që e bën rastin edhe më të pazakontë është fakti se automjeti kishte mbetur i hapur dhe me çelësa brenda.

Sinjali mëson se hajdutët dyshohet se kanë përfituar nga kjo rrethanë, duke e marrë veturën dhe duke u larguar pa lënë gjurmë.

Rasti është raportuar në Polici në orët e para të mëngjesit, ndërsa hetuesit kanë nisur kërkimet për identifikimin e autorëve dhe gjetjen e automjetit.

Me urdhër të Prokurorit kujdestar, është iniciuar rasti “Vjedhje e automjetit”.

Hajdutëve ua bëri punën gati. Vetura ishte e hapur, çelësat brenda, ndërsa në mëngjes mungonte edhe parkingu ku ishte lënë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/