image E hëna me shi, nga e marta rritje të temperaturave

Kosovë

Parashikimi/ E hëna me shi, nga e marta rritje të temperaturave

news image

Dita e hënë do të vijojë me mot të vranët dhe vende–vende me riga lokale shiu, pasdite do të ketë intervale me diell, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Sipas IHK-së, nga dita e martë do të mbajë mot kryesisht me diell de ngritje të temperaturave, të cilat do të na shoqërojnë gjatë gjithë javës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-20 gradë Celsius.

Indeksi UV, siç njofton Instituti Hidrometeorologjik, nga dita e martë do të jetë i lartë. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-7m/s. /Gazeta Sinjali/