image E grabiti çantën me para të gatshme dhe një telefon, ky është i arrestuari në Prizren

Siguri

E grabiti çantën me para të gatshme dhe një telefon, ky është i arrestuari në Prizren

news image

Policia në Prizren ka arrestuar një person si të dyshuar për grabitje. Ai dyshohet se më 10 qershor, në rrugën “Zara” në Prizren kishte arritur që nga viktima të grabisë çantën e krahut në të cilën viktima kishte pasur para të gatshme dhe një telefon, raporton Gazeta Sinjali.

Siç mëson Gazeta Sinjali, i dyshuar për rastin është Enes Berisha, i njohur ndryshe si Nesi Della.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia, e cila ka njoftuar se i dyshuari ka lindur më 2003.

“Njësiti i hetimeve të Stacionit Policor në Prizren si rezultat i hetimeve intensive kanë arritur që të identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarit E.B. (viti i lindjes 2003 mashkull kosovar)”, thuhet në njoftimin policor.

Policia thotë se arrestimi i tij është bërë pasi që janë gjetur prova të mjaftueshme se i dyshuari me datën 10.06.2024 rreth orës 23:34 në rrugën ‘’Zara’’ në qytetin e Prizrenit duke përdorur forcën kishte arritur që nga viktima të grabisë çantën e krahut në të cilën viktima kishte pasur para të gatshme, një telefon dhe dokumente e gjëra të tjera personale.

I dyshuari pas intervistimit me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndaluAr në mbajtje për 48 orë.

Ndaj tij do të ngritet kallëzim penal për veprën penale ‘’Grabitje’’.

/GazetaSinjali/