Një banori të Penuhit të Podujevës nuk iu lejua ta vazhdonte rrugën e tij nga Kosova për në Serbi.
Policia e Serbisë e ndaloi atë, pasi që në vendkalimin kufitar Merdare, në bagazhin e tij u gjend një fëmijë.
Sipas asaj që raporton Klan Kosova, fëmija kishte qenë mbesa e ngasësit. Por rruga e tij nuk pritej të përfundonte në Serbia.
Dyshimet janë se plani i tij kishte qenë që mbesën ta dërgonte në Gjermani për bashkim familjar./Sinjali/