image E FUNDIT: Mbappe ndryshon mendje, pritet të rinovojë me PSG-në

Futboll

E FUNDIT: Mbappe ndryshon mendje, pritet të rinovojë me PSG-në

news image

“Telenovela” e Kylian Mbappes duket se nuk ka ndonjë fund.

Pasi u raportua se Mbappe ka tashmë një marrëveshje verbale mes tij dhe Real Madridit dhe se lojtari vetëm po e pret momentin për t’ia kumtuar lajmin klubit francez, duket se tani kanë ndryshuar gjërat.

Kylian Mbappe tani është i prirur për të qëndruar në PSG, raporton Gianluca Di Marzio, përcjell Sinjali Sport.

Sipas Di Marzios, Mbappe po ndryshon në mënyrë dramatike mendje dhe është afër të qëndrojë në PSG, pavarësisht marrëveshjes verbale që ka bërë prej disa kohësh me klubin madrilen.

/GazetaSinjaliSport/