image E fundit: Avdullah Hoti takohet me krerët e koalicionit qeverisës

Politikë

E fundit: Avdullah Hoti takohet me krerët e koalicionit qeverisës

news image

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës nga radhët e AAK-së, Besnik Tahiri, ka deklaruar se momentalisht është duke u mbajtur një takim ndërmjet partnerëve të koalicionit së qeverisë, raporton Gazeta Sinjali.

Tahiri ka thënë se në takim po marrin pjesë kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, Kreu i ekzekutivit, Avdullah Hoti, i pari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Sipas tij, nuk dihen arsyet e këtij takimi dhe se nuk ka detaje të tjera.

“Po i pashë, ishin aty kryetari Mustafa, Haradinaj, Limaj dhe Kryeministri Hoti. Nuk jam i informuar çka po bisedohet, besoj se për zhvillimet politike në vend. Besoj se këto janë temat, por nuk i di detajet. Takimi ka nisur në orën 17:00”, ka deklaruar Tahiri në T7. /Gazeta Sinjali/