Ballkani është tronditur në 1/16 e finales së Kupës së Kosovës, ku edhe u eliminua nga kupa, raporton Sinjali.
Kampioni në fuqi i vendit u mposht nga klubi i Ligës së Parë, Rilindja 1974.
Për këtë humbje, trajneri i Ballkanit, Artim Pollozhani dha dorëheqje nga klubi suharekas.
Pollozhane nuk do të jetë më në krye të Ballkanit, lajm ky që u bë i ditur nga vet klubi.
Postimi i plotë i Ballkanit:
Tifozë të dashur,
Meqenëse rezultatet e fundit nuk përkojnë aspak me objektivat e klubit, Artim Pollozhani ka dhënë dorëheqje nga pozita e trajnerit, menjëherë pas humbjes së sotme.
Duke i uruar Pollozhanit suksese, klubi e ka pranuar dorëheqjen e tij, ndërsa gjatë ditëve vijuese do të ju njoftojmë për timonjerin që do të vijë në krye të skuadrës.